Ndërlidhjet

Thaçi: E vështirë të bisedosh me Vuçiqin i cili mendon se Kosova është pjesë e Serbisë


Thaçi: Bisedimet me Vuçiqin po bëhen më të vështira
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë shumë të vështira, përderisa ai ende mendon se Kosova është zemër e Serbisë.

Gjatë një konference për gazetarë të mbajtur në Prishtinë, Thaçi tha se ky mentalitet në Beograd është problem për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e raporteve, që për Kosovën nënkupton njohje reciproke si shtete të pavarura.

Ai e ka cilësuara sërish takimin e 18 korrikut në Bruksel, si më të shkurtin dhe më të vështirin që nga fillimi i dialogut politik që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Nuk është lehtë të bisedosh me serbin Aleksandar Vuçiq, i cili ende mendon se Kosova është pjesë e Serbisë. Do të thotë një ëndërr e serbëve. Nuk është lehtë të bisedosh me një president serb që mendon se Kosova është zemra e Serbisë”, theksoi Thaçi.

Ky pozicion i presidentit Vuçiq, tha Thaçi, është larg realitetit.

“Kosova është vend sovran e i pavarur dhe kushdo që vjen në pushtet në Serbi duhet ta ketë të qartë këtë”, u shpreh Thaçi.

Por, pavarësisht situatave dhe dallimeve të mëdha, është potencuar që procesi duhet të vazhdojë në mënyrë që gjatë 4 – 6 muajve të ardhshëm të arrihet marrëveshja finale e historike për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohje reciproke.

“Duhet të punojmë për marrëveshje sepse është në interesin e dy popujve dhe vendeve tona”, tha Thaçi. Sipas tij, presidentët e kanë të qartë se pa një normalizim, rreziku për tensione e konflikte të reja mbetet i hapur.

Ndërkaq, nga plani i brendshëm, Thaçi sërish ftoi të gjitha forcat politike në Kosovë që t’i bashkohen procesit të dialogut, dhe të kontribuojnë në arritjen e marrëveshje finale me Serbinë, e cila sipas tij, do t’i hapte rrugën Kosovës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, por në të ardhmen edhe në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG