Ndërlidhjet

Tetë njerëz të vdekur pas zjarrit në një bujtinë në Moskë


Pamje të bujtinës së djegur në Moskë.
Pamje të bujtinës së djegur në Moskë.

Tetë njerëz kanë vdekur si pasojë e flakëve në një bujtinë 15-katëshe në Moskë, pas dështimit të alarmit, kanë thënë zyrtarët më 29 korrik.

Katër persona të tjerë janë të shtruar në spital.

Agjencia për hetim të akteve penale ka thënë se ndërtesa gjendet në rajonin juglindor.

Shërbimet e emergjencës kanë thënë se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të ndërtesës dhe se flakët janë rritur pas mesnatës.

Sipas tyre, më shumë se 200 njerëz janë evakuuar.

Të gjithë ata që kanë vdekur, kanë qenë migrantë, ka raportuar agjencia e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar për emergjenca.

Shtetësia e tyre është duke u verifikuar.

Duke cituar zyrtarët për emergjenca, TASS ka raportuar se pas dështimit të alarmit, njerëzit kanë mbetur të bllokuar, pasi dritaret kanë pasur grila metali.

Tashmë është iniciuar një rast penal për pakujdesi.

Për zjarre në ndërtesat ruse raportohet shpesh dhe shkak besohet se janë: mirëmbajtja e dobët, infrastruktura dhe neglizhenca.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG