Ndërlidhjet

Tërmeti në Shqipëri: Rritet numri i viktimave, mijëra banesa të dëmtuara


Fshati gërmadhë i Thumanës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Fshati gërmadhë i Thumanës

Së paku 49 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga tërmetet që goditën Shqipërinë që prej orëve të para të mëngjesit të së martës.

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6,4 ballësh të Rihterit njëherësh ishte më i fuqishmi në dekada që ka goditur Shqipërinë. Epiqendra e tij ishte në Detin Adriatik, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, tha se 25 viktima janë në Durrës, 23 në Thumanë dhe një në Laç.

Video: Varrosen 11 viktima nga tërmeti në Thumanë

Varrosen 11 viktima nga tërmeti në Thumanë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:56 0:00

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se numri i personave të lënduar nga tërmeti është së paku 790 që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 700 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë të shtruar 62 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç tre personave që paraqiten në gjendje më të rënduar.

“Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë 886 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa 145 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampeve të emergjencës në Tiranë dhe Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se urgjenca kombëtare ka marrë 4411 thirrje për ndihmë që nga momenti i rënies së tërmetit dhe ka realizuar 1106 misione me autoambulancë.

Qindra persona kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti, teksa kryeministri Rama ka njoftuar edhe për akomodimin në komplekse hoteliere të personave që tashmë kanë mbetur pa shtëpi ose që shtëpitë e tyre paraqesin rrezik, si pasojë e dëmeve që kanë marrë nga tërmetet.

*Video: Çifti nga Thumana mbetet pa shtëpi

Çifti nga Thumana mbetet pa shtëpi
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:57 0:00

Kryeministri gjatë mbledhjes bëri të ditur bilancin e vendbanimeve të dëmtuara.

“Në qarkun e Durrësit kemi 701 banesa të dëmtuara, 12 banesa të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuara. Në qarkun e Tiranës 15 banesa të shkatërruara plotësisht, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate që janë jashtë funksionit dhe 61 pallate të dëmtuara rëndë. Sigurisht që ky bilanc kërkon të plotësohet në mënyrë që askush të mbetet jashtë bilancit”, tha Rama.

Ndërkaq, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, përmes një postim në rrjetet sociale, tha se SHBA-ja po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri.

"Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID-it ka sjellë, gjithashtu, edhe një ekspert fatkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare," thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Në një konferencë për media mbi masat e marra sa i takon përballimit të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se askush nuk do të mbetet në rrugë si dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në banesa që janë të dëmtuara.

“Jetët e humbura, 48 prej të cilave të identifikuara nuk do të kthehen dot më. Kjo ngjarje ka pasur një kosto aq të rëndë në jetë të prera në mes sa do të jetë e paharrueshme për të gjithë ne sa të kemi jetë”, u shpreh ministrja.

*Video nga arkivi: Dyzetetetë orët e tërmetit

Dyzetetetë orët e tërmetit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:03:47 0:00

Ajo ka shtuar se kjo ngjarje ka pasur edhe kosto dhe pasoja jashtëzakonisht të rënda edhe materiale, duke bërë të ditur se tani për tani janë rreth 4000 banorë që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ministrja Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve që të drejtohen në qendrat e ndihmës dhe orientimit, në mënyrë që të gjejnë ndihmën e nevojshme.

“Qytetarët duhet ta dinë që pavarësisht përmasave të tragjedisë, sot jemi në një situatë ku jemi në gjendje të ofrojmë strehim, të ofrojmë ushqim, veshmbathje dhe kujdes e mbështetje për çdo familje dhe çdo qytetar të prekur”, tha Xhaçka.

*Video nga arkivi: Nga Kosova janë dërguara tonelata me ndihma për në Shqipëri

Tonelata ndihmash nisen drejt Shqipërisë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:39 0:00

Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve në Shqipëri, më 27 nëntor, për të kërkuar të ngujuarit që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Shqipëria të enjten shënoi 107-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ditë kjo që e gjeti vendin në panik dhe pa qetësi.

Një tjetër tërmet i magnitudës 5,3 goditi Shqipërinë në orën 15:45 të ditës së mërkurë, duke shkaktuar lëvizje të mëtejshme të rrënojave të godinave tashmë të shembura. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 24 kilometra në veri të Durrës, me thellësi 10 kilometra.

Kryqi i Kuq në Shqipëri ka thënë se rreth 2,500 persona janë zhvendosur. Si pasojë e kësaj situate, Shqipëria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në zonat e prekura nga tërmeti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG