Në kërkim të të mbijetuarve nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit, që goditi Turqinë dhe Sirinë ka lënë mijëra njerëz të vdekur dhe mijëra të tjerë të lënduar. Nga lëkundjet e mëdha të tokës, shumë ndërtesa janë shkatërruar, duke bllokuar nën rrënoja banorët. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.

1
Banorët dhe ekipet e shpëtimit duke bartur me barelë një person që kishte mbetur i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të rrëzuar në Adana të Turqisë më 6 shkurt 2023.

2
Një fëmijë i nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të rrëzuar në Azaz të Sirisë m 6 shkurt 2023.

3
Ekipet e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja, pas tërmetit, në qytetin Jandaris në Siri më 6 shkurt 2023.

4
Njerëzit mblidhen derisa ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja, pas tërmetit, në qytetin e kontrolluar nga opozita Jandaris në Siri, 6 shkurt 2023.