Ndërlidhjet

Një tërmet i fuqishëm godet SHBA-në


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë veriore më 5 dhjetor dhe autoritetet fillimisht lëshuan paralajmërimin për cunami, por më pas e tërhoqën.

Sipas Shërbimit gjeologjik amerikan, tërmeti ishte 7 shkallë i Rihterit dhe goditi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti goditi në orën 10:44, sipas kohës lokale. Epiqendra ishte në perëndim të Ferndale, një qytet i vogël në qarkun Humboldt, që gjendet afër kufirit me Oregonin, tha Shërbimi gjeologjik amerikan.

Nuk ka raportime për dëme të mëdha apo viktima.

Dridhjet e tokës u ndien deri në San Francisko, ku banorët thanë se dridhjet zgjatën për disa sekonda.

Autoritetet në San Francisko kanë ndërprerë trafikun përmes një kanali nënujor që lidh San Franciskon me Oklandin.

Pavcarësisht se Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit tërhoqi paralajmërimin për cunami, disa qytete kanë urdhëruar qytetarët që të evakuohen, si mjet parandalues dhe u kanë kërkuar qytetarëve që të largohen nga brigjet.

Të paktën 5.3 milionë persona në Kaliforni gjenden në zonën ku autoritetet kanë lëshuar paralajmërimin për cunami. Shërbimi gjeologjik amerikan tha se pret dëme të vogla nga dridhjet e tokës.

Më shumë se 1.3 milion banorë jetojnë afër zonës ku u ndie tërmeti, vlerësoi ky shërbim.

Pas tërmetit së parë, është raportuar edhe për pasgoditje me shkallë më të vogël.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG