Ndërlidhjet

BE: S’ka zgjidhje të tensioneve Rusi-Ukrainë pa Evropën


Një ushtar në rajonin Luhansk të Ukrainës, që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Një ushtar në rajonin Luhansk të Ukrainës, që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Komisioni Evropian dhe Franca kanë shprehur nevojën e përfshirjes evropiane, teksa Rusia dhe Perëndimi po vazhdojnë të përballen diplomatikisht lidhur me kërcënimin e mundshëm të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, tha se “një gjë është e qartë: S’ka zgjidhje pa Evropën. Cilado që të jetë zgjidhja, Evropa duhet të përfshihet”.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja të rënda nëse e pushon Ukrainën, teksa Moska ka grumbulluar mijëra trupa në afërsi të kufirit ukrainas dhe po kërkon garanci të sigurisë kundër zgjerimit të NATO-s nga lindja.

Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian “është shumë prezent” në Ukrainë, përfshirë edhe përmes ndihmës miliardëshe që i jep Kievit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me shefen e KE-së, presidenti francez, Emmanuel Macron mirëpriti bisedimet direkte SHBA-Rusi, që do të nisin javën e ardhshme. Ai tha se “arkitektura e sigurisë evropiane”, na “takon ne që ta ndërtojmë”.

Macron tha se “është mirë që ka diskutime ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë” dhe shtoi se “bashkëpunimi ndërmjet evropianëve dhe amerikanëve për këtë çështje është shembullor”.

Por, ai i bëri thirrje BE-së që të zhvillojë bisedime me Moskën.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen në Gjenevë më 10 janar, ndërkaq një takim NATO-Rusi dhe BE do të mbahen më pas dhe kriza në Ukrainë do të jetë temë e diskutimeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG