Forcat e NATO-s në Kosovë kanë shtuar patrullimet e tyre afër kufirit me Serbinë, e cila ka dislokuar automjete të blinduara afër pikës kufitare me Kosovën. Ndërkohë, serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar me kamionë rrugën drejt kufirit, në Jarinjë, teksa pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës po e monitorojnë situatën.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Tensionet në veri përmes fotografive

1
Një pjesëtar i njësitit special të Policisë së Kosovës duke vëzhguar me dylbi, në Jarinjë, në veriun e Kosovës. (27 shtator 2021)

2
Një person duke ecur pranë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që po bënin rojë, në Jarinjë. (27 shtator)

3
Pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës duke patrulluar, në Jarinjë. (27 shtator)

4
Pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës në rrugën e bllokuar, në Jarinjë. (27 shtator)