Bota në luftë me zjarret
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.

1
Pisha që digjen gjatë një zjarri të egër në Agia Sotira, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.

2
Një burrë duke futur qenin në veturë ndërsa po evakuohet nga zona e kapluar nga zjarri në fshatin Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.

3
Një oficer policie evakuon një fëmijë ndërsa shumë pranë shihet zjarri që ka përfshirë zonën, fshati Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.

4
Një helikopter zjarrfikës fluturon nëpër tym ndërsa njerëzit shikojnë në Mandra në perëndim të Athinës, të martën më 18 korrik 2023. Në Greqi, tri vatra të mëdha zjarri dogjën sipërfaqe të tëra jashtë Athinës për të dytën ditë.