Ndërlidhjet

Bota mund të ngrohet më shumë se 1.5 gradë Celsius deri më 2027


Tokë e thatë, si pasojë e motit të nxehtë.
Tokë e thatë, si pasojë e motit të nxehtë.

Bota mund të thyejë limitin kyç të temperaturës për herë të parë, kanë parashikuar shkencëtarët.

Hulumtuesit kanë thënë se ekziston 66 për qind mundësi që temperatura do të kalojë pragun e ngrohjes globale prej 1.5 gradësh Celsius, deri më 2027.

Si shkaktarë për një rritje të tillë besohet se janë aktivitetet njerëzore.

Mirëpo, edhe nëse bota e tejkalon këtë limit, shkencëtarët besojnë se mund të jetë e përkohshme.

Një tejkalim eventual do të thotë se bota është 1.5 gradë Celsius më e ngrohtë sesa që ka qenë në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të – para se të dilnin në pah emetimet në epokën industriale.

Temperatura 1.5 gradë Celsius është kthyer në simbol të negociatave për luftim të ndryshimeve klimatike.

Me Marrëveshjen e Parisit, të vitit 2015, shtetet nënshkruese janë pajtuar që të kufizojnë temperaturën globale në 1.5 gradë Celsius.

Tejkalimi i kësaj temperature nënkupton mot të nxehtë, siç janë valët ekstreme të të nxehtit, por edhe stuhi të fuqishme dhe zjarre pyjore.

Megjithatë, tejkalimi i nivelit për disa vjet, nuk nënkupton se është shkelur kufizimi Parisit.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike mund të luftohen ende, duke i kufizuar emetimet e karbonit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG