Një pankartë gjigante që është zbuluar në kryeqytetin iranian këtë javë, për të shtyrë përpara bashkimin kombëtar dhe tifozerinë në Kampionatin Botëror, është pritur me shumë kritika, për shkak të përjashtimit të grave.
E vendosur në sheshin kryesor të Teheranit, pankarta e re përfshin disa gra në një rresht me burra pranë lojtarëve të kombëtares së Iranit.
Të dyja pankartat shfaqin njerëz të veshur me veshje të ndryshme etnike të Iranit me mbishkrimin: “Së bashku jemi kampion. Kombi ynë, një rrahje e zemrës”.
Shumë kritika kanë përfshirë pankartën origjinale që nuk përfshin gratë, duke e quajtur diskriminues.
Në shenjë proteste, në stadiumin e Shën Pitersburgut në Rusi ku po zhvillohet Kampionati Botëror, janë mbajtur mbishkrime si “Jo ndalesës së grave iraniane”.
FIFA ka lejuar këtë mbishkrim të shfaqet gjatë lojës së Iranit në kampionat.
Irani ndalon gratë të marrin pjesë në stadiume në ngjarje sportive ku marrin pjesë burrat dhe policia mund të ndalojë ata që nuk zbatojnë urdhërin.
Arrestimet e disa grave iraniane që tentuan për të hyrë në stadium në Teheran në mars, ka nxitur FIFA-n të thërras presidentin Hassan Rohani, me kërkesën që gratë të jenë pjesëmarrjëse në këto ngjarje.
Por, edhe pas kësaj kërkese, pankarta e parë që u shfaq këto ditë në qytetin e Teheranit, shfaqte burra që festonin dhe mbanin Kupën e Botës në dorë.
“Një gjysmë komb i harruar”
Kjo çoi në kritika të ashpra në rrjete sociale dhe media lokale.
"Pa gra, ne humbim”, ishte titulli i gazetës ditore Ghanoon, më 14 qershor.
Redaktorja Mira Ghorbanifar, kishte publikuar një fotografi të pankartës me meshkuj duke theksuar se “kombi i ri pa gra, ka lindur”.
“Deri dje, nuk i lejonin gratë në stadiume, por tani ato i kanë larguar edhe nga koncepti i shtetit”, tha ajo.
“Ne gratë nuk kemi hise në gëzimet e shtetit tonë”, tha Banafsheh Jamali në Twitter.
Në anën tjetër, juristja Fatemeh Zolghadr, tha se pankarta duhet të ndryshohet për shkak të lëndimit të ndjenjave të grave iraniane.
Të dyja pankartat janë krijuar nga shërbimet e shtetit që kanë përgjegjësi për njoftime.
Shumë gra iraniane janë adhuruese të sportit, pa marrë parasysh ndalimin e pjesëmarrjes në stadiume, ku disa ishin veshur edhe si meshkuj vetëm të marrin pjesë.
Irani ka shumë ligje diskriminuese, në favor të burrave, duke përfshirë divorcin, kujdesin e fëmijëve.
Presidenti iranian, Hassan Rohani,që njihet si relativisht i moderuar, kishte fituar zgjedhjet në vitin 2013 me kampanjën për “të drejta të barabarta për gratë”.