Ndërlidhjet

Irani kundërshton hetimin e OKB-së për shtypjen vdekjeprurëse të protestave


Fotografi nga një brug në Teheran, Iran.
Fotografi nga një brug në Teheran, Iran.

Irani ka hedhur poshtë një vendim të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC) për të formuar një komitet faktmbledhës për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në mes të një goditjeje të dhunshme ndaj protestave antiqeveritare që shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini.

Në një seancë të posaçme të iniciuar nga Gjermania më 24 nëntor në UNHRC me seli në Gjenevë, e cila ka 47 anëtarë, rezoluta u miratua me 25 vota pro dhe 6 kundër dhe 15 anëtarë abstenuan.

Rezoluta parashikon një mision të pavarur hetimor për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran në kontekstin e protestave, të cilat shpërthyen në mes të shtatorit pas vdekjes së një gruaje të re që po mbahej nga policia për dyshimin se mbante shami në mënyrë të pahijshme.

Teherani ka fajësuar disa vende perëndimore për nxitjen e protestave edhe pse nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij.

Pas kësaj narrative, Ministria e Jashtme më 25 nëntor e hodhi poshtë hetimin si "një veprim kundër Iranit nga një grup i vogël vendesh perëndimore për të imponuar një rezolutë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut kundër Iranit".

Ministria e Jashtme e Iranit tha se nuk do ta njihte misionin.

Vdekja e 22 vjeçes, Amini, në Teheran më 16 shtator shkaktoi valën e trazirave që tani përfshinë të gjithë vendin.

Zyrtarët thanë se ajo vdiq për shkaqe natyrale, por dëshmitarët okularë dhe familja e saj thonë se ajo u rrah pasi u mor në paraburgim nga policia famëkeqe e moralit të Iranit.

Të paktën 416 persona, përfshirë 51 fëmijë, janë vrarë nga forcat e sigurisë në të gjithë vendin, sipas grupit për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR) me qendër në Oslo.

Të paktën 83 persona janë vrarë në Kurdistan, Kermanshah dhe Azerbajxhan Perëndimor, tre provinca me popullsi të konsiderueshme kurde, tha IHR.

Pavarësisht reagimit të Teheranit, shumë vende dhe grupe të të drejtave të njeriut e mirëpritën hetimin, duke thënë se ai do të lehtësojë mbledhjen e provave për shkeljet e të drejtave të njeriut që mund të çojnë në ndjekjen penale të kriminelëve në gjykatat ndërkombëtare.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin popullin e Iranit "përballë këtij represioni brutal dhe punojnë për të siguruar që ata të përfshirë në shtypjen e vazhdueshme të dhunshme të mbahen përgjegjës".

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock shkroi në Tëitter menjëherë pas takimit të UNHRC-së tha se "rezultati është i qartë: unitet për drejtësinë, për popullin e Iranit".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG