Ndërlidhjet

Indi: 45 persona të vdekur, dhjetëra të plagosur nga rrëshqitjet e dheut


Zona Uajanad në Indi, ku është raportuar për rrëshqitje të konsiderueshme të dheut.
Zona Uajanad në Indi, ku është raportuar për rrëshqitje të konsiderueshme të dheut.

Të paktën 45 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë të bllokuar, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë rezultuar me rrëshqitje të mëdha dheu në rajonin jugor të Indisë, Kerala.

Toka ka rrëshqitur sidomos në zonat kodrinore në Uajanad, në orët e para të së martës.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë aktivizuar, mirëpo puna po vështirësohet për shkak të shirave dhe rrëzimit të një ure me rëndësi.

“Ne do të mund të vlerësojmë shkallën e dëmit pas vetëm disa orëve”, ka thënë ministri përgjegjës për këtë rajon, Ak Saseendran.

Ai ka thënë se në spitalet lokale janë duke u trajtuar të paktën 66 persona të plagosur, dhe që stafi spitalor është në mesin e të zhdukurve nga rrëshqitjet e dheut.

Zona Uajanad përjeton shpesh rrëshqitje të tilla.

Shkollat dhe kolegjet janë mbyllur në pjesën më të madhe të rajonit.

Kryeministri indian, Narendra Modi ka thënë se ka biseduar me shefin ministror të Keralës, Pinarayi Vijayan, dhe i ka garantuar ndihmë të Qeverisë federale.

Modi, gjithashtu, ka thënë se familjet e të vdekurve do të kompensohen me nga 2.388 dollarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG