Ndërlidhjet

Dy persona të vrarë si pasojë e të shtënave në një ceremoni diplomimi në Virxhinia


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Dy njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Riçmond të Virxhinias.

Të shtënat i kanë detyruar nxënësit e shkollës së mesme që të ikin – me rroba të diplomimit – në kërkim të sigurisë, kanë raportuar mediat amerikane.

Zyrtarë të shkollës kanë thënë se të shtëna kanë ndodhur përgjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme Huguenot High.

Një ceremoni tjetër diplomimi, e planifikuar për të martën, është shtyrë, derisa mësimi nuk do të mbahet në atë shkollë të mërkurën.

Viktimat që janë vrarë në sulm kanë qenë një 18-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit që do të diplomonte, dhe babai i tij 36-vjeçar.

I dyshuari 19-vjeçar, është dërguar në mbajtje, sipas autoriteteve.

Sipas tyre, i dyshuari e ka njohur të paktën një prej viktimave.

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, vetëm këtë vit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 198 sulme me të shtëna masive.

Këto shifrat janë më të lartat, për këtë pjesë të vitit, prej vitit 2016.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG