Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga të shtënat në Tel Aviv


Policia duke kryer hetime në një skenë sulmi. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Policia duke kryer hetime në një skenë sulmi. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Dy persona kanë vdekur të enjten, 7 prill, nga të paktën një sulmues në qendër të Tel Avivit në Izrael.

Ky është sulmi i katërt i tillë brenda dy javëve në këtë vend.

Disa prej të shtënave me armë zjarri është raportuar të kenë ndodhur në rrugën Dizengoff, njëherësh një prej rrugëve me më së shumti qarkullim në këtë qytet.

Sipas raportimeve fillestare, një sulmues është vrarë dhe i dyti është në arrati.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës së sulmit që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

“Mos u largoni nga shtëpitë. Mos vendosni kokat jashtë dritareve. Largohuni nga ballkonet”, ka thënë Policia për televizionin, Kanal 13.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, është thënë se po njoftohet për situatën në selinë e ushtrisë në Tel Aviv.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG