Ndërlidhjet

Të paktën tetë persona të vrarë në sulmet e reja ruse në Ukrainë


Shtëpi në zjarr në Harkiv, në orët e para të 10 shkurtit.
Shtëpi në zjarr në Harkiv, në orët e para të 10 shkurtit.

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur të shtunën në Ukrainë, si pasojë e sulmeve të reja ruse me dronë.

Autoritetet ushtarake ukrainase kanë raportuar edhe për dëme në një port shumë të rëndësishëm për eksportin e mallrave ushqimore të Ukrainës.

Sulmet me dronë në qytetin lindor të Ukrainës – Harkiv – kanë lënë të vrarë shtatë persona, përfshirë tre fëmijë.

Kryeprokurori i Harkivit, Oleksandr Filchakov, ka thënë në Telegram se tre dronë e kanë goditur një stacion gazi.

Kryetari i Harkivit Ihor Terekhov, ka thënë se nafta e rrjedhur prej sulmit ua ka vënë flakën shtëpive në afërsi, dhe rreth 50 persona janë evakuuar.

Në rajonin e Hersonit, trupat ushtarake ruse kanë bombarduar fshatin Veletekske, duke e vrarë një grua dhe duke ia plagosur prindërit.

Në rajonin e Odesas, katër persona janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë rusë.

Autoritetet kanë thënë se nëntë dronë të prodhuar prej Iranit, janë lëshuar në qytetin e Odesas, por ata janë rrëzuar prej mbrojtjes ukrainase.

“Mbetjet e një droni të rrëzuar e kanë dëmtuar infrastrukturën në port dhe një punëtor është plagosur”, kanë thënë autoritetet përmes një postimi në Telegram.

Ndaras, forca ajrore ukrainase ka raportuar se Rusia i ka nisur 31 dronë në rajonet e Harkivit dhe Odesas, më 10 shkurt.

Sipas saj, mbrojtja ajrore ukrainase i ka rrëzuar 23 të tillë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG