Ndërlidhjet

Talibanët paralajmërojnë për rrezik të sëmundjeve pas tërmetit vdekjeprurës


Pamje pas tërmetit vdekjeprurës në Afganistan
Pamje pas tërmetit vdekjeprurës në Afganistan

Zyrtarët shëndetësorë në Qeverinë e udhëhequr nga talibanët në Afganistan, kanë paralajmëruar më 26 qershor se mijëra njerëz të prekur nga tërmeti vdekjeprurës këtë javë, kanë nevojë të madhe për ushqime dhe ujë të pijëhëm, dhe se përballen me rrezik të shpërthimit të ndonjë sëmundjeje.

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit të 22 qershorit ka shkuar në 1,150.

Ky tërmet 6.1 shkallësh i Rihterit është kthyer në katastrofën më të madhe humanitare në Afganistan, në dy dekadat e fundit.

Tragjedia është rritur pasi Qeverinë e talibanëve nuk e njeh asnjë shtet në botë, për shkak të çështjeve të lidhura me të drejta ë njeriut.

Talibanët janë rikthyer në pushtet në gusht të vitit të kaluar, teksa forcat ndërkombëtare kanë përfunduar misionin në Afganistan.

“Njerëzit kanë nevojë të jashtëzakonshme për ushqim dhe ujë të pastër”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së talibanëve për Shëndetësi, Sharafat Zaman për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, organizatave ndërkombëtare, që të na ndihmojnë me ushqim dhe ilaçe, të mbijetuarit mund të përballen me sëmundje, sepse nuk kanë shtëpi adekuate dhe strehim për të jetuar”.

Zyra e Kombeve të Bashkuara që koordinon çështjet humanitare, tashmë ka paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të kolerës.

Përveç vdekjeve të konfirmuara, të paktën 1,600 persona besohet se janë plagosur nga tërmeti që ka goditur tri rajone malore në afërsi të kufirit të Afganistanit me Pakistanin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG