Ndërlidhjet

Tajvani ushtron zmbrapsjen e një pushtimi të simuluar kinez


Foto gjatë stërvitjes së ushtrisë së Tajvanit kundër një pushtimi të simuluar kinez, 27 korrik 2023.
Foto gjatë stërvitjes së ushtrisë së Tajvanit kundër një pushtimi të simuluar kinez, 27 korrik 2023.

Trupat tajvaneze zmbrapsën një pushtim të simuluar kinez në brigjet e vendit më 27 korrik. Ky aksion ishte pjesë e stërvitjeve ushtarake vjetore njëjavore të Tajvanit, ku simulohen sulme nga Pekini.

Kina, e cila e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur si territor të saj, ka intensifikuar synimet e saj në vitet e fundit, duke orkestruar inkursione pothuajse ditore të avionëve luftarakë dhe anijeve detare rreth ishullit.

Luftërat e simuluara pesë-ditore të Tajvanit “Han Kuang” këtë vit përfshinë stërvitje në mjedise të ndryshme, përfshirë stacionin kryesor të trenit të Taipeit dhe aeroportin e tij më të madh ndërkombëtar.

Stërvitja kundër pushtimit kinez më 27 korrik u zhvillua në plazhin Bali, që është një pozicion i rëndësishëm strategjik pranë kryeqytetit Taipei, tha Shih Shun-wen, udhëheqës në Teatrin e Tretë të Operacioneve të ushtrisë tajvaneze.

“Ne e dimë shumë mirë se cila është situata aktuale dhe cilat janë kërcënimet ushtarake kundër nesh”, u tha Shih gazetarëve. “Ne duam ta përcjellim këtë mesazh: ne do të bëjmë çmos për ta mbrojtur vendin tonë”.

Foto gjatë stërivitjes ushtarake në Tajvan, 27 korrik 2023.
Foto gjatë stërivitjes ushtarake në Tajvan, 27 korrik 2023.

Automjetet e shënuara me ngjyrë të kuqe për të nënkuptuar se ishin kineze për qëllimet e lojërave luftarake rrotulloheshin vazhdimisht nëpër rërë ndërsa ushtarët me helmeta të kuqe të kuqe vraponin. Por, ata u penguan nga tanket dhe trupat tajvaneze.

“Në të ardhmen, kërcënimet dhe sfidat me të cilat përballemi do të bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara”, tha presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen, e cila ndoqi stërvitjen e së enjtes e veshur me rroba të ushtrisë.

Ajo gjithashtu mbante një maskë në fytyrë pasi u diagnostikua me COVID-19 këtë javë.

Pa e përmendur në mënyrë direkte Kinën, ajo tha se Tajvani duhej të “parashikonte situatën e kërcënimeve hibride paraprakisht për të formuluar planet përkatëse dhe për të përmirësuar stërvitjet”.

“Me përpjekjet e përbashkëta të të gjithëve, ne demonstruam plotësisht qëllimin tonë luftarak për ta parandaluar armikun dhe e përfunduam me sukses këtë mision të përbashkët luftarak”, tha ajo.

Që kur Tsai – e cila nuk pranon që Tajvani është pjesë e Kinës – erdhi në pushtet në vitin 2016, Pekini e ka rritur presionin ushtarak dhe politik mbi ishull.

Vitin e kaluar, ushtria kineze zhvilloi dy stërvitje masive rreth Tajvanit, duke simuluar sulme të ndryshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG