Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në këtë spital. Disa alpinistë janë veshur si superheronjë dhe janë takuar me fëmijët. Fushata ka për qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.