Ndërlidhjet

Sulmi me dron në Moskë mbyll për pak Aeroportin Vnukovo


Një burrë duke marrë informacione për fluturimin e tij në Aeroportin ndërkombëtar Vnukovo të Moskës.
Një burrë duke marrë informacione për fluturimin e tij në Aeroportin ndërkombëtar Vnukovo të Moskës.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën për sulm me dronë në Moskë, si pasojë e të cilit janë dëmtuar dy ndërtesa dhe është mbyllur për pak një prej aeroporteve të qytetit.

Fluturimet e planifikuara për realizim në Aeroprtin Vnukovo, janë ridrejtuar më pas për në aeroportet tjera.

Droni është rrëzuar në rajonin Odintsovo, në perëndim të qendrës së qytetit, dhe dy të tjerë janë neutralizuar, por janë përplasur nëpër objekte, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria e ka cilësuar aktin si “tentim për sulm terrorist”, i cili është “penguar”.

Një objekt i dëmtuar në Moskë, 30 korrik 2023.
Një objekt i dëmtuar në Moskë, 30 korrik 2023.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, ka thënë se një person është plagosur.

Zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar për përfshirje në incident dhe rrallë e marrin përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë.

Kryetari i qytetit të Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se fasadat e dy ndërtesave janë dëmtuar ndjeshëm.

Moska, qytet rreth 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën, ka qenë rrallë shënjestër e sulmeve, prej kur Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Mirëpo Rusia e ka akuzuar Ukrainën për nisje të një morie sulmesh me dronë në territorin e saj muajve të fundit, përfshirë disa në kryeqytet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG