Ndërlidhjet

Sulmet izraelite vrasin një zyrtar të Hamasit


Sulmet izraelite në Rripin e Gazës më 19 mars 2025.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës më 19 mars 2025.

Sulmet ajrore izraelite të kryera në natën midis të mërkurës dhe të enjtes kanë lënë të vrarë gjashtë anëtarë të një familjeje dhe një zëdhënës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Një sulm goditi një tendë ku Abdel-Latif al-Qanoua po qëndronte në zonën e Xhabalias në veri të Gazës. Zyrtari i Hamasit u vra, tha Basem Naimi, një tjetër zyrtar i grupit radikal palestinez.

Një tjetër sulm ajror pranë Qytetit të Gazës vrau katër fëmijë dhe prindërit e tyre, tha shërbimi emergjent i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin javën e kaluar, duke nisur një sërë sulmesh ajrore që kanë lënë të vrarë qindra palestinezë, përfshirë zyrtarë të Hamasit.

Izraeli është zotuar se do të përshkallëzojë ofensivën nëse Hamasi nuk liron pengjet, nuk çarmatoset dhe nuk largohet nga enklava.

Hamasi, gjatë sulmit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

Grupi palestinez ka thënë se do të lirojë 59 pengjet e mbetura – 24 nga të cilët besohet se janë gjallë – vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe tërheqjes së Izraelit nga enklava palestineze.

Si pasojë e luftës, në Gazë janë vrarë mbi 50.000 palestinezë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG