Rusia lëshon breshëri raketash mbi Ukrainë
Mëngjesin e 9 marsit Rusia sulmoi me raketa objektiva në të gjithë Ukrainën, nga Harkivi në veri, në Odesa në jug dhe Zhytomyr në perëndim. Sulmet dëmtuan ndërtesa dhe infrastrukturën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona. Sulme pati edhe në Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)