Ndërlidhjet

Një grua vritet gjatë sulmeve ruse


Shkatërrimet gjatë një sulmi në qershor në rajonin ukrainas të Dnipropetrovskit.
Shkatërrimet gjatë një sulmi në qershor në rajonin ukrainas të Dnipropetrovskit.

Të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë sulmeve të fundit ruse që kanë shënjestruar rajonet ukrainase të Dnipropetrovskit dhe Hersonit, thanë zyrtarët e Kievit më 7 gusht.

Guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shkroi në Telegram se një grua është vrarë dhe një burrë ka pësuar lëndime në kokë nga granatimet ruse në një zonë të banuar në qytetin e Hersonit.

Sipas zyrtarëve ukrainas, granatimet nisën rreth mesnatës.

Të paktën dy punëtorë të kërkim-shpëtimit po ashtu janë plagosur përderisa po tentonin të evakuonin banorët pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë nënkatëshe, që u godit nga sulmet ajrore ruse.

Forcat ukrainase rimorën Hersonin dhe pjesë të provincës me po të njëjtin emër, në nëntor, disa muaj pasi këto territore u pushtuan nga Rusia.

Por, trupat ruse vazhdojnë të granatojnë qytetin dhe zonat përreth nga lumi Dnjepër. Një doktor u vra, ndërkaq një infermiere u plagos nga granatimet ruse në spitalin e Hersonit. Ky sulm ndodhi më herët gjatë këtij muaji.

Forcat ruse kanë sulmuar provincën e Dnipropetrovskit gjatë natës me raketa dhe artileri të rëndë, thanë zyrtarët rajonalë. Ende nuk ka raportime për viktima.

Serhiy Lysak, kreu i administratës ushtarake në këtë rajon, tha se ekipet e emergjencave kanë shuar zjarrin pas sulmeve me raketa në qarkun Sinelnik.

Sulmet ruse kanë vazhduar mëngjesin e së hënës edhe në zonën Mirivsk, tha Lysak.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjatë ditës së kaluar janë zhvilluar rreth 50 përleshje.
Kievi javën e kaluar e përshkroi situatën si “shumë të rëndë dhe të tensionuar” si në lindje po ashtu edhe në ju të shtetit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG