Ndërlidhjet

Rusia sulmon lindjen e Ukrainës, teksa analistët parashikojnë ofensivë të re


Një ushtar ukrainas ecën nëpër një pyll afër Andrivkës, në rajonin e Donjeckut në lindje të Ukrainës. 16 shtator 2023.
Një ushtar ukrainas ecën nëpër një pyll afër Andrivkës, në rajonin e Donjeckut në lindje të Ukrainës. 16 shtator 2023.

Rusia kreu dhjetëra sulme ajrore gjatë natës në Ukrainë midis shenjave se po rigrupohet pranë qytetit lindor të Avdijivkës, me qëllim të ripërtëritjes së sulmeve në zonën e luftës.

Në raportin e tij të përditshëm të 2 nëntorit, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se në 24 orët e mëparshme, sulmet me raketa, ato ajrore dhe me artileri nga Rusia kishin në shënjestër pozicionet e trupave ukrainase, si dhe "zonat e banuara".

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, ushtria ukrainase ka zmbrapsur gjithashtu sulmet e forcave ruse në zonat përreth Kupjanskut, Bahmutit, Marinskës dhe Shaktarskut.

Në një raport, Instituti për Studime të Lutës, me seli në Shtetet e Bashkuara, tha se imazhet satelitore treguan se Rusia kishte humbur dhjetëra automjete në fillim të këtij muaji në sulmet në rajon, duke treguar se nuk kishte mësuar nga "ofensivat e dështuara" të mëparshme në Ukrainë.

Ky institut tha se Moska "ka gjasa" se po përgatitet për një valë tjetër sulmesh tokësore të drejtuara nga këmbësoria shumë, ndaj pozicioneve ukrainase në zonën e Avdijivkës.

"Situata aktuale afër Avdijikës është një mikrokozm i dështimit më të gjerë të Shtabit të Përgjithshëm rus për të përvetësuar dhe shpërndarë mësimet e nxjerra nga forcat ruse gjatë përpjekjeve të mëparshme të dështuara sulmuese në Ukrainë në grupime të tjera të forcave”, tha ky institut.

Më 28 tetor, inteligjenca ushtarake britanike deklaroi se Rusia pësoi humbjet pothuajse më të larta në vitin 2023 gjatë ofensivës në Avdijivka.

Komentet e Institutit për Studime të Luftës vijnë pasi gjenerali Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shkroi në një artikull të botuar më 1 nëntor, ku tha se lufta po hynte në një fazë të re që përfshin luftën pozicionale dhe luftimet rraskapitëse.

“Si në Luftën e Parë Botërore, ne kemi arritur nivelin e teknologjisë që na fut në një ngërç”, tha Zaluzhniy në komentet e publikuara nga The Economist.

Sipas gjeneralit, do të duhej një hap i madh teknologjik për të tejkaluar ngërçin dhe ka pak gjasa që të ndodhë një gjë e tillë.

“Fakti i thjeshtë është se ne shohim gjithçka që armiku po bën, dhe ata shohin gjithçka që ne po bëjmë”, tha ai.

"Që të dalim nga ky ngërç, ne kemi nevojë për diçka të re”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG