Ndërlidhjet

Pesë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë


Dëmet e shkaktuara nga një sulm me dron në Kiev më 25 tetor 2024.
Dëmet e shkaktuara nga një sulm me dron në Kiev më 25 tetor 2024.

Sulmet raketore ruse kanë lënë të vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë, në qytetin Dnipro në Ukrainë, ndërkaq një adoleshent dhe një person tjetër u vranë gjatë sulmeve në Kiev dhe rajonin përreth, thanë zyrtarët më 26 tetor.

Sulmet ajrore gjatë natës në Dnipro kanë plagosur edhe 19 persona të tjerë dhe kanë shkatërruar disa ndërtesa, tha Sergiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut.

“Tre persona u vranë në Dnipro, përfshirë një fëmijë. Nëntëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, katër nga ta fëmijë. Tetë persona janë hospitalizuar”, tha Lysak.

Në sulmet e ndara ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, u vranë dy persona, përfshirë një adoleshent që u vra gjatë një sulmi me dron, thanë autoritetet rajonale.

Qytetet ukrainase, përfshirë Kievin, janë cak i sulmeve me dronë dhe raketa që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG