Ndërlidhjet

Ukraina raporton sulme të reja nga dronët rusë


Fotografi- Zona të shkatërruara nga lufta në Ukrainë
Fotografi- Zona të shkatërruara nga lufta në Ukrainë

Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan, thanë zyrtarët ukrainas të hënën.

Këto sulme po vijnë pas një serie sulmesh gjatë fundjavës që vranë tre civilë në natën e Vitit të Ri.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se 40 dronë "u nisën për në Kiev" gjatë natës, sipas forcave të mbrojtjes ajrore dhe të gjithë u shkatërruan.

Klitschko tha se 22 dronë u shkatërruan mbi Kiev, tre në rajonin periferik të Kievit dhe 15 mbi provincat fqinje.

Objektet e infrastrukturës energjetike në kryeqytet u dëmtuan dhe një shpërthim ndodhi në një lagje të qytetit, tha kryebashkiaku.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kjo ishte shkaktuar nga dronët apo municione të tjera. Një 19-vjeçar u shtrua në spital me plagë, shtoi Klitschko.

Në rajonin periferik të Kievit, i cili gjithashtu u sulmua me dronë, u godit një "objekt infrastrukturor kritik" dhe ndërtesa banimi, tha guvernatori Oleksiy Kuleba.

Një sulm i ashpër natën e Vitit të Ri vrau të paktën tre civilë në të gjithë vendin, raportuan autoritetet ukrainase dhe u plagosën dhjetëra.

Shpërthime të shumta tronditën kryeqytetin dhe zona të tjera të Ukrainës të shtunën dhe gjatë natës. Sulmet erdhën 36 orë pas sulmeve të përhapura me raketa që Rusia nisi të enjten për të dëmtuar objektet e infrastrukturës energjetike.

Rusia ka kryer sulme ajrore mbi furnizimet me energji dhe ujë të Ukrainës pothuajse çdo javë që nga tetori, duke rritur vuajtjet e ukrainasve, ndërsa forcat e saj tokësore luftojnë për të mbajtur terren dhe për të avancuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG