Ndërlidhjet

Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në Harkiv


Zjarrfikësit në qendrën tregtare që u godit nga sulmi rus. Harkiv, 25 maj 2024
Zjarrfikësit në qendrën tregtare që u godit nga sulmi rus. Harkiv, 25 maj 2024

Bombardimet ruse në një qendër tregtare në Harkiv të Ukrainës kanë lënë të vrarë të paktën 14 persona. Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur nga sulmi i 25 majit, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me vizitorë.

Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha më 26 maj se 11 persona janë konfirmuar të vdekur, duke shtuar se ekipet e shpëtimit druajnë se numri i viktimave do të rritet.

Më herët, Synyehubov dhe zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem që i drejton. Këso armësh janë përdorur nga Rusia në mbarë Ukrainën.

“Deri më tani, ne e dimë se më shumë se 200 persona mund të kenë qenë brenda hipermarketit”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Telegram.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, citoi një zyrtar të paidentifikuar rus, i cili tha se “një dyqan ushtarak dhe një post komande” ishte brenda qendrës tregtare, duke mos ofruar dëshmi për këtë pretendim.

Harkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, në muajin e fundit po përballet me sulme të intensifikuara ruse, pasi Moska hapi një front të ri, pas nisjes së një ofensive të re në rajonin ukrainas me po të njëjtin emrë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG