Ndërlidhjet

Sulmohet një ekip medial në Zveçan


Zveçan, 30 maj 2023.
Zveçan, 30 maj 2023.

Ekipi i televizionit lokal në Kosovë, ATV, është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, “e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Në veri të Kosovës tensionet janë rritur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Që nga 29 maji, në këto tri komuna, serbët lokalë kanë protestuar vazhdimisht.

Që kur janë rritur tensionet, AGK ka raportuar për dhjetëra raste të sulmeve ndaj gazetarëve, të cilët kanë përcjellë ngjarjet nga veriu i Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG