Ndërlidhjet

Suedia akuzon tre persona për planifikim të sulmeve terroriste


Zyrtarë policorë në Stokholm. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Zyrtarë policorë në Stokholm. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Prokurorët suedezë kanë akuzuar tre persona për planifikim të sulmeve terroriste në Suedi në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), duke thënë se të dyshuarit kishin lidhje me krimin e organizuar në shtetin nordik.

Përmes një deklarate, Autoriteti i Prokurorisë së Suedisë tha se ka ngritur akuzë ndaj tre personave dhe një të katërti, duke i akuzuar ata se janë anëtarë të një organizate terroriste dhe për krimet që dyshohet se kanë ndodhur mes shtatorit të vitit 2023 dhe marsit të vitit 2024.

Të katër personat – që të gjithë shtetas suedezë – ishin arrestuar në mars në Stokholm, pas një hetimi të gjatë, kishte deklaruar atëbotë Policia suedeze.

Prokurorët thanë se tre burrat akuzohen për përgatitje të sulmeve terroriste që synonin të vrisnin apo plagosnin persona, por nuk specifikuan se cilat ishin shënjestrat e tyre.

“Qëllimi i këtij akti ishte që, në emër të IS-it, të nxitej frikë në popullatë apo grupe të popullatës dhe të destabilizonin apo shkatërrimin e strukturave thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Suedisë”, u tha në aktakuzë.

Të gjithë të akuzuarit, sipas prokurorëve, kishin lidhje me një organizatë islamike në Tireso afër Stokholmit, duke shtuar se hetimi gjeti se ata po ashtu kishin lidhje me krimin e organizuar në Suedi.

“Hetimi gjeti se ata kishin lidhje me IS-in, veçmas me IS-in në Somali”, thanë prokurorët.

Ndërkaq, përmes një njoftimi të ndarë thanë se të dyshuarit ishin arrestuar për të shmangur një sulm të mundshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG