Ndërlidhjet

Mbi 1 milion amerikanë dhe kanadezë mbesin pa energji elektrike për Krishtlindje


Mjegull mbi liqenin Miçigan dhe Çikago gjatë mëngjesit të 23 dhjetorit, kur temperaturat ishin minus 21 gradë celcius.
Mjegull mbi liqenin Miçigan dhe Çikago gjatë mëngjesit të 23 dhjetorit, kur temperaturat ishin minus 21 gradë celcius.

Më shumë se një milion banorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada po e kalojnë Krishtlindjen pa energji elektrike, teksa një stuhi e fuqishme dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.

Nga një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, sjell borë, erëra të forta dhe temperatura të ulëta - janë prekur gati 250 milionë njerëz nga kjo fatkeqësi, dhe të paktën 19 vdekje janë lidhur me stuhinë, e cila shtrihet më shumë se 3.200 kilometra nga Quebek në Teksas, raporton BBC.

Mijëra fluturime u anuluan gjatë periudhës së pushimeve.

Nga i ftohti ekstrem më së shumti u godit shteti perëndimor i SHBA-së, Montana, ku temperaturat ranë në minus 45 gradë Celsius.

Përmbytje bregdetare u panë në rajonin verilindor të SHBA-së të Nju England, ku u rrëzuan edhe linjat e energjisë elektrike.

Edhe shtetet jugore të Floridës dhe Xhorgjisë, të cilat kanë dimër më të butë, po marrin paralajmërime për të ftohtin. I vetmi rajon i kursyer kryesisht nga moti i ftohtë është Kalifornia, ku vargjet malore kontinentale ndihmojnë në mbrojtjen e tij.

Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebekut u prekën më sëshumti. Pjesa më e madhe e vendit ishte nën paralajmërimet për të ftohtin ekstrem dhe stuhi dimërore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG