Ndërlidhjet

Studimet sugjerojnë se Omicroni mund të jetë më i lehtë se Delta


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Dy studime të reja britanike kanë sugjeruar se varianti Omicron i koronavirusit mund të shkaktojë sëmundje më të lehtë sesa varianti Delta.

Por, shkencëtarët paralajmëruan kundër interpretimit të këtyre studimeve të hershme – të cilat ende nuk janë shqyrtuar nga ekspertët e tjerë – si shenjë se vala e infektimeve, e shkaktuara nga Omicroni, mund të jetë më e lehtë sesa ajo e shkaktuar nga Delta.

Studimet e reja duket se mbështesin hulumtimet paraprake që sugjeronin se Omicroni mund të mos jetë aq i dëmshëm sa Delta, thanë shkencëtarët, por paralajmëruan kundër optimizmit të tepruar.

Shkencëtarët po ashtu thanë se duhet marrë në konsideratë edhe faktin që Omicroni përhapet më shpejt se Delta dhe ka aftësi që të shmangë mbrojtjen që ofrojnë vaksinat kundër koronavirusit. Po ashtu, ata thanë se rritja e rasteve mund të çojë në mbingarkesë të spitaleve.

Njëri prej studimeve ka analizuar rrezikun e hospitalizimeve nga Omicroni në Angli. Studimi gjeti se personat e infektuar me këtë variant kanë 20 për qind më pak gjasa të hospitalizohen sesa personat e infektuar me Delta, ndërkaq 40 për qind kanë më pak gjasa të qëndrojnë një natë apo më shumë në spital për shkak të infeksionit.

Një studim i ndarë në Skoci sugjeroi se rreziku i hospitalizimeve nga Omicroni ishte më i ulët për dy të tretën krahasuar me variantin Delta. Por, studimi vuri në pah se rastet me Omicron në Skoci janë kryesisht në mesin e popullsisë së re, që cilët kanë më pak gjasa që të sëmuren rëndë nga COVID-19.

Bota në luftë me Omicronin
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:07:57 0:00

Të dhënat nga Afrika e Jugut – shtet ku për herë të parë u identifikua Omicroni muajin e kaluar – kanë sugjeruar se Omicroni mund të shkaktojë sëmundje më të lehtë. Epidemiologu Salim Abdool Karim ka thënë më herët gjatë kësaj jave se niveli i shtrimeve në spital është më i ulët në rastet me Omicron sesa me Delta.

Varianti Omicron është përhapur me shpejtësi në shumë shtete të botës, duke detyruar autoritetet që të rivendosin masa kufizuese, teksa po përballen me rritje të rasteve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG