Strehimoret bërthamore të dizajnuara nga sovjetikët të fshehura në metronë e Pragës
Radios Evropa e Lirë iu dha një qasje e paprecedent në një rrjet strehimoresh të kohës së Luftës së Ftohtë brenda Sistemit të Metrosë së Pragës, të dizajnuara për të qenë strehë mbrojtëse gjatë luftës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Një punëtor i metrosë ecën përmes një muri me pengesa të krijuara për të ngadalësuar rrjedhën e ajrit brenda nëntokës së Pragës.
Një zëdhënës i Kompanisë së Transportit të Qytetit të Pragës konfirmoi se me kapacitetin e kufizuar të Sistemit Mbrojtës të Metrosë, për më pak se një të katërtën e popullsisë 1.4 milionëshe të kryeqytetit çek, "nuk mund të supozohet se të gjithë banorët do të strehoheshin në metro" në rast lufte.

14
Ventilatorët brenda një stacioni metroje në Pragë.
"Shumë banorë do të largoheshin nga Praga para se të fillonte një konflikt i armatosur", parashikon zëdhënësi i Kompanisë së Transportit të Qytetit të Pragës.

15
Një vaskë dhe çezma brenda Strehës Folimanka, një bunker nëntokësor në qendër të Pragës i krijuar për të strehuar njerëzit në rast të një sulmi bërthamor.
Ashtu si Sistemi Mbrojtës i Metrosë (OSM), Praga ka hapësirë brenda një rrjeti të veçantë bunkerësh bërthamorë funksionalë të epokës së Luftës së Ftohtë, siç është ai që shihet këtu, i cili mund të strehojë rreth 150 mijë njerëz për të njëjtën periudhë 72-orëshe sikurse OSM-ja.

16
Telefonat brenda dhomës së kontrollit të një strehimoreje brenda OSM-së.
Kompania e Transportit e ngarkuar me Sistemin Mbrojtës të Metrosë së Pragës thotë se "kërkohet një kohë e caktuar për të vënë në gatishmëri sistemin e mbrojtjes", pa specifikuar më shumë hollësi.