Ndërlidhjet

Shefi i NATO-s, Stoltenberg, planifikon të largohet nga detyra në tetor


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg

Lideri afatgjatë i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka plan ta zgjasë mandatin e tij për herë të katërt dhe pret të zëvendësohet në tetor të këtij viti, tha të dielën aleanca ushtarake.

"Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, është zgjatur tri herë dhe ai ka shërbyer prej pothuajse nëntë vjetësh", tha zëdhënësja Oana Lungescu.

Ish-kryeministri norvegjez 63-vjeçar mori detyrën në selinë e NATO-s në Bruksel më 1 tetor 2014 dhe ka mbikëqyrur aleancën perëndimore përmes disa krizave ndërkombëtare.

Gjatë mandatit të tij në detyrë, personeli i fundit i NATO-s dhe forcat amerikane u larguan nga Afganistani në gusht të vitit 2021, pak para se kryeqyteti Kabul të binte në duart e talibanëve, të cilët ringjallën regjimin e tyre islamik.

Stoltenberg ka mbikëqyrur, gjithashtu, përgjigjen e NATO-s ndaj pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe luftës në vazhdim.

Ai ka qenë një sekretar i përgjithshëm i respektuar dhe në veçanti një urë lidhëse midis aleatëve evropianë dhe Uashingtonit nën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, një kritik i shpeshtë i NATO-s.

Diplomatët nga disa aleatë të NATO-s kishin spekuluar se mandati i Stoltenbergut mund të zgjatet edhe një herë deri në një samit vitin e ardhshëm për të shënuar 75 -vjetorin e aleancës.

Por, pas një vizite në Uashington javën e kaluar, zyra e tij njoftoi se ai nuk do të kërkonte një zgjatje tjetër të mandatit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG