Ndërlidhjet

Shefi i diplomacisë spanjolle nisi turneun ballkanik në Beograd


Ministri Albares dhe ministrja Mishçeviq nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet dy ministrive, Beograd, 12 prill 2023.
Ministri Albares dhe ministrja Mishçeviq nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet dy ministrive, Beograd, 12 prill 2023.

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, më 12 prill, filloi në Beograd turneun në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me mesazhin se Spanja, pas marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian (BE) më 1 korrik, do të mbështesë përpjekjet e këtyre vendeve për anëtarësim në BE.

Gjatë turneut të tij në Evropën Juglindore, Albares do të nënshkruajë memorandum mirëkuptimi, me secilin nga katër vendet, për të forcuar bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian - raporton portali spanjoll La Cerca.

Në Beograd, të mërkurën, Albarez me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Mishçeviq, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi ndërmjet dy ministrive, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Portali La Cerca shkruan se shefi i diplomacisë spanjolle planifikon që gjatë udhëtimit të informohet për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më 13 prill, Albarez do të udhëtojë nga Beogradi për në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës, ku do të vizitojë bibliotekën e ndërtuar me ndihmën e Spanjës.

Të premten, ai do të takohet në Tiranë me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ndërsa më pas në Shkup do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG