Ndërlidhjet

Somalezja bën historinë, fiton zgjedhjet për Kongres


Somalezja e parë në Kongresin amerikan
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Ilhan Omar, 36-vjeçare erdhi në Minesota 20 vjet më parë, pasi u largua nga Somalia që ishte përfshirë nga lufta dhe kaloi katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia.

Më 6 nëntor, kandidatja e lidhur me Partinë Demokratike u bë ish-refugjatja e parë dhe gruaja e parë nga Afrika që do t’i bashkohet Dhomës së Përfaqësuesve.

Ilhan Omar dhe demokratja Rashida Tlaib nga Detroit, do të jenë gratë e para myslimane në Kongres.

Ajo thotë se kur të mbërrijë në Uashington, do të përballet me presidentin Donald Trump, për të cilin thotë se po nxitë politika që i ndalojnë njerëzit si ajo të vijnë në Amerikë.

"Këto politika janë shumë të rrezikshme. Mendoj se ato shkojnë kundër idealit të këtij vendi. Shpresoj të shkoj në Uashington me kolegë të cilët ndajnë të njëjtën qasje sikurse unë, në mënyrë që ta vendosim presidentin përpara përgjegjësisë për politikat që po promovon, të cilat përhapin frikë e ndarje", thotë Omar.

Në vitin 2016, Ilhan Omar bëri histori, kur u bë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Minesotës dhe u bë ligjvënësja e parë somalezo-amerikane e shtetit të saj, ku ndodhet dhe komuniteti më i madh somalezo-amerikan në SHBA.

“Mundësia e përdorimit të politikës si një mjet për të bërë ndryshime pozitive ka qenë ajo që më ka frymëzuar të përfshihem në politikë e të jem e angazhuar. Po kështu ka ndikuar mundësia për zgjerimin e demokracisë sonë te të gjithë dhe konkurrimi me qëllimin për të hartuar politika me ndikim pozitiv në jetën e njerëzve”, thotë Omar.

Pelosi mirëpret fitoren e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Në një vit me një numër rekord grash që konkurrojnë për poste publike, zonja Omari frymëzoi shumë gra myslimane anembanë vendit, përfshirë Hodan Hassan, e cila po kandidon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës.

"Arsyet se përse po konkurrojnë shumë gra janë dy: e para lidhet me lëvizjen #METOO dhe e dyta me Donald Trumpin. Ai vazhdimisht nuk i respekton gratë, pra të dyja këto arsye bashkë kanë bërë që shumë gra të ndryshojnë status quo-në dhe një nga mënyrat për të arritur ndryshimin është të kandidosh për funksion zyrtar”, thotë Hassan.

Zgjedhjet për Kongresin vijnë në një kohë kritike ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një ndarje të fortë politike.

Zonja Hassan thotë se politikanët duhet ta bashkojnë vendin dhe të përhapin mesazhe më unifikuese.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG