Ndërlidhjet

Smogu toksik ngufat Pakistanin


Një çiklist në Lahoren e mbështjellë prej smogut.
Një çiklist në Lahoren e mbështjellë prej smogut.

Smogu toksik në lindje të Pakistanit i ka sëmurë mijëra persona, duke i detyruar autoritetet që t’i mbyllim disa qytete për gjithë javën.

Smogu në qytetin e dytë më të madh pakistanez, Lahore, është rritur në nivele të rrezikshme.

Qeveria provinciale e Punxhabit ka urdhëruar që shkollat, zyrat, qendrat tregtare dhe parqet në tri qytete, përfshirë Lahoren, të mbyllen deri të dielën.

Provinca Punxhab e Pakistanit është në kufi me shtetin indian me të njëjtën emër.

Është raportuar se edhe veriu i Indisë është duke vuajtur prej ndikimit të smogut toksik.

Disa banorë të Lahores kanë thënë për transmetuesin britanik BBC se atmosfera e tillë toksike është bërë e shpeshtë dhe u ndikon në shëndet dhe aktivitetet e tyre ditore.

“Më duket se kjo atmosferë helmuese është bërë pjesë e jetës sonë”, ka thënë shitësi Ameer Hamza, puna e të cilit ka të bëjë me bartje të mallrave me motoçikletë në pjesën më të madhe të ditës.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj smogut mund të çojë në dëmtime shëndetësorë, përfshirë edhe kancerin më mushkëri.

Disa ekspertë besojnë se djegia e fushave, për t'i përgatitur për sezonin e ri të t mbjelljeve është shkaktari kyç i ndotjes së ajrit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG