Ndërlidhjet

Sllovakia arrin marrëveshje me shtetet fqinje për mbrojtjen e hapësirës ajrore


Avionët luftarakë MiG-29, gjatë festimit të çlirimit të Bratisllavës nga nazistës. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Avionët luftarakë MiG-29, gjatë festimit të çlirimit të Bratisllavës nga nazistës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria do të bashkojnë forcat për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë.

Ministrat e Mbrojtjes të këtyre shteteve më 12 qershor arritën marrëveshje për këtë çështje, raportoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

Këto katër shtetet bëjnë pjesë në Grupin e Vishegradit, që është një grup joformal politik dhe kulturor brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Sllovakia që nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka më avionë luftarakë. Ky shtet ndërpreu operimin e flotës ajrore për shkak se avionët MiG-29, që kishte Bratisllava, mirëmbaheshin nga teknikët “armiqësorë” rusë.

Të 13-të avionët MiG-29 që kishte Sllovakia u transferuan në Ukrainë, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë, e cila ka nisur pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj shkurtin e vitit të kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG