Ndërlidhjet

Rëndohet gjendja me pandemi në Francë


Franca po shënon mjera raste të reja të infektimit me koronavirus brenda ditës.
Franca po shënon mjera raste të reja të infektimit me koronavirus brenda ditës.

Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infektimeve me koronavirus brenda ditës, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.

Edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të koronavirusit është dyfishuar në Francë përgjatë muajit të fundit derisa varianti i ri, Omicron detyroi autoritetet të marrin masa të reja kundër përhapjes së pandemisë.

Më shumë se 1 person në çdo 100 në rajonin e Parisit rezultoi pozitiv javën e shkuar ndaj koronavirusit, njoftuan shërbimet mjekësore lokale. Shumica e rasteve të infektimeve të reja ndërlidhën me variantin Omicron, për të cilin ekspertët thonë se do të jetë variant dominues në Francë ditët në vazhdim.

Njëkohësisht më shumë se 1 mijë persona vdiqën në Francë për shkak të virusit përgjatë javës duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 122,000.

Qeveria e Francës pritet të takohet më 27 dhjetor për të diskutuar rreth hapave të ri derisa njohësit bënë thirrje që hapja e shkollave të shtyhet edhe për një kohë.

Qeveria shpreson që procesi më i shpejtë i vaksinimit do të mjaftojë që vendi të mos izolohet sërish.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG