Ndërlidhjet

Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u konfirmuan të hënën tetë raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë tha se rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 999 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u konfirmua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 6 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 462.

Me këto shifra, Kosova ka shkallën më të ulët të infeksionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për krahasim, shkalla e pozitivitetit në Mal të Zi sillet në rreth 20 për qind, ndërsa në Kosovë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është nën 1 për qind.

Profesionistët shëndetësorë, megjithatë, kanë paralajmëruar se situata në rajon mund të importohet shpejt edhe në Kosovë dhe kanë bërë thirrje për respektimin e masave kufizuese dhe për vaksinim.

Deri të hënën, mbi 741,000 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG