Ndërlidhjet

Si mund ta raportoni dhunën në Shqipëri?


Protestë në Tiranë kundër dhunës ndaj grave.
Protestë në Tiranë kundër dhunës ndaj grave.

Në Shqipëri, dhuna ndaj grave mund të raportohet në numrin pa pagesë 116 117, ose në numrin e policisë 129.

Vitin e kaluar ka pasur rritje të rasteve të dhunës ndaj grave, në krahasim me vitin paraprak – 3.382 më 2021 në krahasim me 3.122 më 2020 – sipas raportit të përpiluar nga Rrjeti i grave, Barazi dhe Vendimmarrje.

Sipas këtij raporti, në Shqipëri ekzistojnë shtëpi të sigurta në 37 prej 61 bashkive në total.

Bazuar në këto të dhëna, bashkitë që raportojnë më së shumti dhunë ndaj grave, Fieri dhe Tirana nuk ofrojnë strehim afatgjatë, për dallim nga 28 bashki tjera në këtë vend.

Këto shtëpi janë ofruar nga organizata të ndryshme në mbrojtje të grave.

Në këtë raport është thënë se ndonëse Shqipëria e ka miratuar Konventën e Stambollit, dhe e ka detyrim ofrimin e strehimit, kapacitetet dhe përpjekjet janë të pamjaftueshme.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare e Këshillit të Evropës synon parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, por dhe dhunën në familje.

Konventa parasheh zero tolerancë ndaj dhunës.

XS
SM
MD
LG