Ndërlidhjet

Tetë të vrarë, përfshirë një fëmijë, nga sulmet e reja ruse në Sumi


Një ndërtesë banimi e shkatërruar pjesërisht nga një sulm rus me donë në rajonin Sumi të Ukrainës, 19 nëntor.
Një ndërtesë banimi e shkatërruar pjesërisht nga një sulm rus me donë në rajonin Sumi të Ukrainës, 19 nëntor.

Tetë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi me dronë që Rusia e kreu gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, thanë të martën zyrtarët ukrainas.

“Çdo sulm i ri rus vetëm e konfirmon qëllimin e vërtetë të [presidentit rus Vladimir] Putin. Ai do që lufta të vazhdojë, sepse nuk është i interesuar për paqe”, tha Zelensky.

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, u plagosën nga sulmi me dronë gjatë natës ndaj një ndërtese banimi në qytezën e vogël Hluhiv, e cila ndodhet në kufi me Rusinë, tha administrata ushtarake e rajonit të Sumit.

Një video e shpërndarë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfaq ekipet emergjente duke kërkuar për të mbijetuar në gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar pjesërisht.

Administrata ushtarake tha se forcat ruse i përdorën dy dronë në këtë sulm.

Forca Ajrore e Ukrainës theksoi se i rrëzoi 51 dronë dhe se i humbi gjurmët e 30 dronëve, pasi Rusia e sulmoi me 87 dronë gjatë natës.

Forcat ruse e kanë sulmuar pareshtur rajonin verilindor të Sumit në muajt e fundit, duke e dëmtuar infrastrukturën e tij të rëndësishme civile.

Një sulm raketor në Sumi të dielën i vrau 11 njerëz dhe i plagosi 89 të tjerë, si dhe e la qytetin e Sumit për rrymë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG