Ndërlidhjet

Shqipëria uron Kosovën për Ushtrinë


Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Foto nga arkivi.
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Foto nga arkivi.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës është përshëndetur nga krerët më të lartë shtetëror të Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook tha se ky vendim dëshmon që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi në ndërtimmin e institucioneve demokratike.

Kryeministri Edi Rama po ashtu uroi Kosovën përmes një postimi në rrjetin e tij Facebook. Ai postoi një fotografi të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me mbishkrimini “Urime”.

Edhe krerë të opozitës dhe figura të tjera të larta në Shqipëri kanë uruar këtë hap të Kosovës.

Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë ka përshëndetur votimin në Kuvendin e Kosovës dhe ka uruar që “forcat e armatosura të Kosovës të shndërrohen në një partnere të vërtetë të ushtrive të SHBA dhe vendeve anëtare të NATO-s”.

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri tha se pas pavarësisë, kjo është ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike.

“Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë”, shkruan Basha në Twitter.

​Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Edhe pse emri i FSK-së nuk pëson ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara vlerësohet se i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi, që pritet të zgjasë disa vite.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG