Ndërlidhjet

Shqipëria kualifikohet në EURO 2024


Ekipi shqiptar në ndeshjen kundër Moldavisë.
Ekipi shqiptar në ndeshjen kundër Moldavisë.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është kualifikuar të premten për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Gjermania 2024.

Ekipi i Shqipërisë ka luajtur kundër kombëtares së Moldavisë, në vendin e kësaj të fundit, dhe ndeshja ka përfunduar me barazim.

Golin për ekipin e Shqipërisë e ka dhënë Sokol Cikalleshi.

Shqipëria është shteti i 12-të që e ka rezervuar vendin për kampionatin me 24 ekipe pjesëmarrëse.

Kombëtarja e Shqipërisë është e para në grupin E.

Ajo i ka tri pikë më shumë sesa ekipi i çekëve, vendin e dytë, dhe katër pikë më shumë sesa Moldavia dhe Polonia, të cilat e kanë edhe nga një lojë për ta luajtur.

Kjo, përndryshe, është hera e dytë që Shqipëria kualifikohet për Kampionatin Evropian në futboll.

Hera e parë ka qenë më 2016.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG