Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa ka shpërthyer pas 38 vjetësh në Havai. Aktivizimi i vullkanit vjen pas disa tërmeteve që janë raportuar në këtë rajon më 28 nëntor. Aktualisht llava sa shkon e i afrohet një autostrade dhe ekspertët besojnë se pak mund të bëhet për devijim të drejtimit të saj.