Ndërlidhjet

Shpërthim në qendër të Këlnit


Policia gjermane - Fotografi arkivi
Policia gjermane - Fotografi arkivi

Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.

Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut - një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante - është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.

Agjencia e lajmeve DPA citoi Radio Këlnin të ketë raportuar se një person është plagosur lehtë.

Gazeta Bild citoi gjithashtu pronarin e ndërtesës të ketë thënë se "dikush ka shpërthyer një mjet shpërthyes", por kjo nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.

Policia u kërkoi qytetarëve që ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG