Ndërlidhjet

Tensione në Deve Bair, ndalohen tre shtetas bullgarë


Tensione në Deve Bair, ndalohen tre shtetas bullgarë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:33 0:00

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se autoritetet maqedonase kanë ndaluar tre shtetas bullgarë në pikën kufitare me Bullgarinë, Deve Bair, për prishje të rendit publik. Një grup i shtetasve bullgarë ka qenë duke pritur për të hyrë të shtunën në Maqedoninë e Veriut, për të nderuar figurën e Goce Dellçevit në përvjetorin e 151-të të lindjes së tij. Goce Dellçev ka udhëhequr një rezistencë maqedono-bullgare kundër Perandorisë Osmane në periudhën e vitit 1900 dhe për të kanë pretendime edhe Shkupi, edhe Sofja. Sistemi i kontrollit në pikën kufitare Deve Bair është pezulluar për katër orë, për shkak të, siç kanë njoftuar nga MPB-ja, “pengesave teknike”, gjë që ka penguar hyrjen e shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut. Por, zyrtarët bullgarë dyshojnë se bëjnë fjalë për “gabim të qëllimshëm” për të penguar ardhjen e bullgarëve në Shkup. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)

XS
SM
MD
LG