Valët e të nxehtit po nxisin shkretimin e Tokës: pyje dhe vendbanime po digjen në të katër anët e planetit. (Përgatiti: Trim Haliti)
Shkrumb e hi: Bota po digjet

21
Një re e dendur tymi nga zjarri "Dixie" duke u ngritur mbi Grinvill, në Kaliforni. (9 gusht)

22
Pamje e një zone të shkrumbuar, teksa një zjarr i egër përhapej afër fshatit Limni, në ishullin e Evias, në Greqi. (7 gusht)

23
Zjarrfikësit duke hedhur ujë afër një pishine, teksa një zjarr i egër shkrumbonte veriun e Athinës, në Greqi. (7 gusht)

24
Dy zyrtarë turq duke qëndruar pranë një automjeti të djegur policor, që ishte përdorur për të shuar një zjarr të egër afër një termocentrali, pranë Milasit, një qytezë në provincën e Muglës, në Turqi. (5 gusht)