Ndërlidhjet

Pakistani: Ndalimi i shkollimit të vajzave s’ka të bëjë me fenë


Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se ndalimi i shkollimit të vajzave në Afganistanin fqinj do të ishte një gjë joislamike.

Duke folur në një intervistë për BBC-në, Khan parashtroi kushtet që do të duhej të plotësoheshin, në mënyrë që Pakistani ta njohë zyrtarisht Qeverinë e re talibane të Afganistanit.

Ai kërkoi nga udhëheqja e re që të jetë gjithëpërfshirëse dhe t’i respektojë të drejtat e njeriut.

Ai po ashtu tha se Afganistani nuk duhet të përdoret si strehë për terroristët që mund të kërcënojnë sigurinë e Pakistanit.

Javën e kaluar, talibanët i përjashtuan vajzat nga shkollat e mesme, ndërsa ua lejuan kthimin vetëm djemve dhe mësuesve meshkuj.

Por, Khan tha se beson se edhe vajzat do t’i kthehen shkollës së shpejti.

“Deklaratat që ata [talibanët] i kanë bërë qëkur kanë ardhur në pushtet, kanë qenë shumë inkurajuese”, tha Khan.

“Unë mendoj se ata do t'i lejojnë vajzat të shkojnë në shkollë. Ideja që vajzat nuk duhet të arsimohen, nuk është islamike. Nuk ka të bëjë me fenë”, shtoi ai.

Talibanët kanë formuar Qeverinë e tyre më 7 shtator.

Grupi militant islamik ka sunduar Afganistanin edhe në vitet 1996-2001, me një interpretim të ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit, i cili ka kufizuar ndjeshëm të drejtat e njeriut, e sidomos të vajzave dhe grave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG