Lufta nuk sjell vetëm vdekje, por edhe shkatërrimin e ndërtesave, monumenteve, bibliotekave dhe kishave historike, e madje edhe të formave unike të transportit, karakteristike të një vendi apo rajoni.
Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informimit e Ukrainës akuzon Rusinë për kryerje të krimeve të luftës, duke shkatërruar apo dëmtuar 242 vende dhe objekte të trashëgimisë kulturore. Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka verifikuar dëmet ndaj 110 vendeve prej kur filloi pushtimi nga Rusia, më 24 shkurt. Këtu përfshihen 48 vende fetare, 10 muze, 22 ndërtesa historike, 11 ndërtesa të dedikuara për aktivitete kulturore, 13 monumente, dhe gjashtë biblioteka. Teksa lufta po vazhdon, ekziston frika se listës do t’i shtohen më shumë objekte.
(Përgatiti: Trim Haliti)