"Gjithçka është shkatërruar": Jeta afër vijës së frontit në Ukrainë
Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë sa ishte para luftës vazhdon të jetojë në fshatin Orihiv, në rajonin e Zaporizhjës, në Ukrainë. Vendbanimi ndodhet afër vijës së frontit dhe është cak i bombardimeve të përditshme nga forcat ruse. Aktualisht, nuk ka gaz, rrymë apo furnizim qendror me ujë në qytet. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme, banorët detyrohen të flenë në bodrume. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)