Ndërlidhjet

Një person i vdekur si pasojë e shembjes së një parkingu në Nju Jork


Parkingu i shembur në Nju Jork.
Parkingu i shembur në Nju Jork.

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur, si pasojë e shembjes së një parkingu katërkatësh në Nju Jork, kanë thënë zyrtarët.

Kati i dytë i parkingut - në zonën financiare të Manhatanit - është shembur i pari, ka raportuar rrjeti televiziv, CBS.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale është parë dëmi që u është shkaktuar makinave nga shembja.

Departamenti i Zjarrfikësve në qytetin e Nju Jorkut ka thënë se operacioni i shpëtimit ka qenë “jashtëzakonisht i rrezikshëm” për zjarrfikësit, pasi struktura ka qenë shumë “jostabile”.

“Ne kemi pasur zjarrfikësit brenda ndërtesës, duke kërkuar. Ndërtesa ka qenë duke u shembur. Mirëpo tani besojmë se të gjithë punëtorët i kemi jashtë ndërtesës”.

Kryetari i qytetit, Eric Adams, ka thënë se teknologjia e re, ka luajtur rol vital në përgjigjen emergjente.

“Dua ta theksoj, falë Zotit, ne e kemi pasur qenin robotik që ka arritur të hyjë në ndërtesë”, ka thënë ai.

Shkaku i shembjes nuk dihet ende, derisa personeli i Departamentit të Ndërtesave, është duke kryer hetime nëpër lagje, për ndonjë dëm të mundshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG